Parkingu nëntokësor në Prishtinë do të bëhet për afër 1 mijë vetura
Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 25 May 2018
Komuna e Prishtinës tani e një kohë është ballafaquar me mungesën e parkingjeve. Si pasojë e kësaj veturat parkohen në trotuare dhe më të rrezikuarit nga kjo gjë janë qytetarët, të cilët duhet të kalojnë andej.
Shkurta Berisha, studente, për “Zërin” ka rrëfyer se si ajo ka problem që të ecë në trotuar pranë Fakultetit të Shkencave Matematikore- Natyrore për arsye të veturave të shumta të parkuara aty.
“Problem për ne studentët është parkimi i veturave vend e pa vend te fotokopjet afër FSHMN-së. Meqë aty afër janë zebrat për këmbësorë, shpeshherë ndodh që nuk i shohim veturat që qarkullojnë dhe kjo ndikon që të ndihemi të rrezikuar”, ka thënë ajo.
Gjendje jo e mirë është edhe në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. B.A., qytetare, ka thënë se në këtë lagje ka mungesë të parkingjeve dhe se veturat parkohen në trotuare, duke ua vështirësuar qarkullimin qytetarëve.
“Çdo ditë më duhet të kaloj rrugën për të shkuar në punë dhe gjatë gjithë kohës trotuari është i mbushur me vetura. Nuk mundem mirë t’i shikoj as veturat, të cilat vijnë nga të dyja anët. Shfrytëzimi i trotuarit si parking mund të jetë shumë i rrezikshëm, sidomos për fëmijët, sepse me të vërtetë na bie të ecim në rrugë shumë pranë veturave dhe numri i veturave që kalojnë në atë rrugë gjatë ditës është shumë i madh, andaj edhe duhet të kemi shumë kujdes. Komuna duhet të bëjë një zgjidhje për qytetarët, pasi që po rrezikohet jeta jonë”, ka thënë ajo.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...