Sport

Parker kërcënon Joshuan

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 28 February 2018

Joseph Parker insiston se mund të mposhtë Anthony Joshuan në përballjen e madhe të 31 marsit, e cila do të bashkojë titujt e kampionit të tri versioneve të boksit në peshën më të rëndë.

Joshua vlerësohet si favorit për këtë duel, por boksieri nga Zelanda e Re është i bindur se do të mposhtë parashikimet.

“Mund të mposht Anthony Joshuan. Mendoj se kam aftësitë e duhura për të mposhtur atë, por ende nuk e kam treguar këtë. Për këtë jam i lumtur, kjo është një skenë e madhe dhe do e bëj paraqitjen më të mirë të jetës”, tha Parker.

-Advertisement-

“Mund ta nokautoj atë. Mund ta mposht. Nuk mund të përshkruaj me fjalë se sa i lumtur jam për këtë duel. Do të përballemi në shtëpinë e tij, është një tjetër kampion i pamposhtur. Kjo e bën një luftë të madhe. Është rasti për të boksuar para 80 mijë njerëzve. Shumë njerëz thonë se do të jetë e vështirë dhe se do të frikohem e nervozohem. Por unë e shoh ndryshe. Secili do të nxjerrë maksimumin nga ky rast”, u shpreh ai.

Edhe trajneri i tij, Kevin Barry, u shpreh i bindur se mund të ndodh befasia nëse Parker arrin të jap maksimumin ndaj Joshuas.

“Nuk ka rëndësi a janë 800 apo 80 mijë shikues. Do të jetë i njëjti Joseph Parker që hyn në ringAi e fiton duelin më shpejtësi dhe lëvizje, me aftësi të nivelit më të lartë, ka aftësi shumë më të mira se Joshua. Është shumë i qëndrueshëm”, tha Barry.

Fituesi i duelit të 31 marsit do të marrë tituj e WBO, WBA dhe IBF në kategorinë më të rëndë të boksit profesionist.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera