Lajme

Parisi dhe Berlini gati për një reformim të eurozonës

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 16 March 2018

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire garantoi sot se Parisi dhe Berlini janë shumë pranë për të arritur një marrëveshje për reformimin e eurozonës, duke u shprehur se synojnë krijimin e një udhërrëfyesi gjithëpërfshirës franko-gjerman deri në fund të qershorit.

“Ne jemi shumë pranë arritjes së një marrëveshje, ndonëse ka ende vështirësi teknike që kanë pasoja politike, financiare, ekonomike shumë të rënda”, deklaroi Le Maire në përfundim të takimit të tij të parë me homologun e tij të ri gjerman, Olaf Scholz.“Shumë presin prej një kohe të gjatë që Gjermania të bëjë një hap.

Ne jemi gati dhe do t’i futemi punës për t’u përballur me sfidat që na dalin para”, u shpreh Olaf Scholz, disa orë para një takimi të parashikuar mes presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, që pritet në Francë në vizitën e saj të parë që prej rizgjedhjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera