Sport

Paris Saint Germaini mposhtë Manchester Unitedin midis “Old Traffordit” (VIDEO)

Autori: E.M 22:59 | 12 February 2019

Paris Saint Germaini e ka mposhtur Manchester Unitedi më rezultat 2-0, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Old Traford” skuadra franceze ka arritur të marrë një rezultat fantastik, që e favorizo shumë në ndeshjen kthyese.

Pjesa e parë ishte e balancuar, më te dy skuadrat që mbroheshin më shumë, ndërsa pjesa e dytë i takoi parisienëve të cilët arritën të shënonin dy gola.

-Advertisement-

Pas një rivënie nga këndi më se mirë në zonë u gjend Kimpembe, i cili realizoi në minutën e 53′, ndërsa golin e dytë edhe të fundit në këtë duel e realizoi Mpappe, i cili në minutën e 60’ e shfrytëzoj shpejtësinë e tij për të shënuar.

PSG në këtë ndeshje luajti pa dy sulmuesit kryesor, Neymarin dhe Cavanin, por edhe pa ta skuadra e Thomas Tuchel arriti fitore të madhe në Manchester.

Kjo ishte humbja e parë e Djajve të Kuqë që kur drejtimin e skuadrës e mori Ole Gunnar Solskjaer.

Kujtojmë se ndeshja kthyese luhet në Paris më 6 mars./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera