Uncategorized

Paris, publikohet “Raporti i zhvillimit inovativ të teknologjisë së transmetimit të drejtpërdrejtë të Lojërave Olimpike nga CMG-ja”

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 26 July 2024

Të enjten u publikua në versionet e gjuhës kineze, angleze, frënge dhe gjuhëve të tjera në Paris “Raporti i zhvillimit inovativ të teknologjisë së transmetimit të drejtpërdrejtë të Lojërave Olimpike nga CMG-ja”. Drejtori i CMG-së Shen Haixiong dhe CEO i Shërbimeve të Transmetimit Olimpik (OBS) Yiannis Exarchos dëshmuan bashkërisht publikimin e raportit në studion e CMG-së në Qendrën Ndërkombëtare të Transmetimit të Lojërave Olimpike të Parisit.

Raporti i zhvillimit inovativ të teknologjisë së transmetimit të drejtpërdrejtë të Lojërave Olimpike nga CMG-ja”, i përpiluar nga Instituti Kërkimor i CMG-së, shpjegon teknologjinë e tranmetimit me qartësi ultra të lartë, 5G, inteligjencën artificiale, pajisjet speciale, procesin e inovacionit dhe zhvillimit në fushën e teknologjisë cloud, teknologjisë virtuale, teknologjisë audio etj., duke analizuar sistematikisht përdorimin e praktikave teknike në lojërat olimpike dhe theksuar mundësitë e pafundme të integrimit të ardhshëm të teknologjisë mediatike me ngjarjet sportive.

-Advertisement-

Shen Haixiong dhe Yiannis Exarchos shkuan më tej në zonën e punës të CMG-së në Qendrën Ndërkombëtare të Transmetimit të Lojërave Olimpike të Parisit dhe në studion e kanaleve sportive për të vizituar stafin e CMG-së që raporton për Lojërat Olimpike të Parisit dhe ofron shërbime transmetimi për Shërbimet e Transmetimit Olimpik, duke shkëmbyer mendime mbi përgatitjet për transmetimin dhe raportimin e ceremonisë së hapjes

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera