Lajme

“Parimet e gazetarisë si llastëku”- Deputeti i VV-së linçon Arton Mulliqin pas distancimit nga lajmi i RTK-së

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 24 July 2024

Distancimi i gazetarëve të RTK-së pas skandalit të citimit të një portali boshnjak se “Nacionale e Periskopi paguhen nga Serbia” zgjoi reagime nga deputetë të LVV.

Deputeti i partisë në pushtet Artan Abrashi, e ka linçuar publikisht moderatorin e RTK-së, Arton Mulliqin.

Pas distancimit të këtij të fundit i cili në postimin e tij përmendi standardin e gazetarisë, deputeti Abrashi ironizoi me të.

-Advertisement-

“Njëri nga të distancuarit e RTK-së, parimet e gazetarisë si llastëku” u shpreh Abrashi.

Për të vazhduar ironia më tutje Abrashi bashkëngjiti një video ku i ftuar në studio të RTK-së ishte ministri Elbert Krasniqi, i cili i përmend moderatorit Mulliqi verifikimin e titujve e gjithashtu ia përmend edhe deputeti i LVV.

“Verifikimin e informacioneve dhe kredibiliteti i portaleve varet se për kë bëhet fjalë dhe kë e ke përballë”, ka shkruar Abrashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera