Rozë

Parashqevi Simaku surprizohet me tortë dhe qirinj në SHBA: Shfaqet më e lumtur se kurrë

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 16 December 2024

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, është shfaqur e lumtur dhe e buzëqeshur gjatë një darke me biznesmenin Elton Ilirjani dhe një grup shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ngjarje, ajo u surprizua me një tortë dhe qirinj, duke treguar momente të gëzuara që kanë ngjallur emocione te fansat e saj.

Pamjet e publikuara nga Ilirjani në rrjetet sociale tregojnë një atmosferë të ngrohtë, me këngëtaren që për një kohë të gjatë kishte qëndruar larg vëmendjes publike.

-Advertisement-

Elton Ilirjani ka njoftuar se për momentin Simaku do të qëndrojë në një hotel në Manhattan, duke theksuar përpjekjet për ta ndihmuar pas një periudhe të vështirë në jetën e saj.

Para disa ditësh, ajo u gjet e pastrehë në një stacion treni, një ngjarje që ka prekur shumë shqiptarë kudo në botë.

Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare në vitet ’80, u largua nga skena rreth tre dekada më parë.

Pas emigrimit në SHBA, ajo e ka shmangur daljen publike dhe për një kohë të gjatë u zhduk nga qendra e vëmendjes.

Në ditët e fundit, lajmi për gjendjen e saj të rëndë ka tronditur opinionin publik, duke nxitur reagime dhe solidaritet nga komuniteti shqiptar në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera