Lajme

Parashkrimi i 4 000 lëndëve në veri, shkelje kushtetuese

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 20 June 2017
Më shumë se 2500 lëndë të natyrës civile dhe më shumë se 1500 të tjera të natyrës penale janë parashkruar në veri të Mitrovicës, raporton EkonomiaOnline.

Që nga viti 2008 gjykata dhe prokuroria në këtë pjesë të vendin nuk kanë funksionuar, pas një sulmi nga një grup serbësh, që kundërshtuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Gjykatësit e prokurorët shqiptarë nga kjo periudhë u detyruan të punojnë në Gjykatën e Vushtrrisë.

Parashkrimi i më shumë se 4 mijë lëndëve në veri, po konsiderohet shkelje kushtetuese për Avokatin e Popullit, Hilmi Jashari.

-Advertisement-

Jashari në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se sistemi gjyqësor i vendit asnjëherë nuk i ka trajtuar këto lëndë me arsyetimin e mos qasjes në veri të vendit.

“Më tepër se 2500 lëndë civile janë parashkruar në gjykatat tona dhe 1500 lëndë penale gjithashtu janë parashkruar dhe kjo për neve ka qenë shumë serioze, sidomos çështjet penale sepse nuk ngritët problem vetëm në pjesën veriore sa i përket parashkrimit të këtyre lëndëve, por është çështje e kushtetutës sepse kushtetuta ka një dispozitë shumë të fuqishme e cila garanton barazi para ligjit për të gjithë qytetarët e vendit”, tha ai.

Sipas Jasharit, parashkrimi i këtyre rasteve paraqet një shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, por edhe shkelje kushtetuese, raporton EO.

“Nëse në pjesët e tjera të vendit dikush mund të dënohet dhe vuan dënimin me burg për një vepër të caktuar, si është e mundur që për shkak të një regjioni të caktuar ndodh të jetë një person i cili ka kryer po të njëjtën vepër penale të parashtrohet dhe të parashkruhet gjë që ne e kemi kërcënuar këtë parim dhe këtë çështje dhe nuk është e shëndetshme për vet kushtetutën dhe vet frymën që ajo ka tentuar të ndjell në autoritete dhe qytetarë”, theksoi Jashari.

Për të mundësuar krijimin e sistemit unik të drejtësisë së Kosovës në pjesën veriores, u nënshkrua me 10 shkurt 2015, marrëveshja për drejtësi nga kryeministrat Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiq dhe shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.

Sipas marrëveshjes, në veri do të vendoset një gjykatë themelore dhe një zyrë. Afati për implementimin e marrëveshjes ishte caktuar 10 janari i këtij viti, por ajo nuk ka filluar së zbatuari, institucionet që kishin për detyrë ta zbatonin kanë hedhur fajin tek njëra tjetra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera