Auto&Tech

Parashikuan edhe luftën Rusi-Ukrainë, habisin sërish ‘The Simpsons’

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 25 February 2022

Habit sërish seriali për fëmijë “The Simpsons”. Ai ka pasur disa parashikime që kanë ndodhur në jetën reale, dhe bëhet fjalë për ngjarje të rëndësishme.

Zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve apo shpërthimi i Covid nga Kina, janë disa nga rastet kur seriali “ka goditur në shenjë”, aq sa shumë njerëz janë shprehur se Simpsons nuk gënjejnë kurrë.

“The Simpsons” ka diçka për të thënë edhe për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Disa përdorues të Twitter-it e kanë krahasuar përplasjen e djeshme Rusi-Ukrainë me një episod të vitit 1998 në serialin profetik të quajtur “Simpson Tide”. Në të, Homeri qëllon aksidentalisht një kapiten nëndetëseje në ujërat ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake, duke bërë që Bashkimi Sovjetik i ‘saporingjallur’ të vendosë trupa dhe tanke në rrugë dhe të ringrejë menjëherë Murin e Berlinit.

-Advertisement-

Ky krahasim u konfirmua edhe nga prezantuesi i “Simpsons”, Al Jean, i cili shkroi në Twitter: “Shumë e trishtueshme të thuash se kjo nuk ishte e vështirë të parashikohej”.

“E urrej ta them, por unë kam lindur në vitin 1961, kështu që 30 vjet të jetës sime i kam jetuar me fantazmën e Bashkimit Sovjetik. Pra, për mua, fatkeqësisht kjo është më shumë normë sesa parashikim. Thjesht menduam se gjërat do të shkonin keq. Agresioni historik nuk zhduket kurrë dhe duhet të jesh super vigjilent. Në vitin 1998, kur u transmetua ky klip, ishte ndoshta kulmi i marrëdhënieve SHBA-Rusi. Por, që kur Putin mori pushtetin, pothuajse të gjithë e kishin të qartë se do të ndodhnin gjëra të këqija,” tha Al Jean.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera