Parashikohet destabilizim gradual i motit

Autori: Gazeta inFokus
19:12 | 21 June 2022
Temperaturat e larta këto ditë dhe ardhja e një sasie të ajrit të paqëndrueshëm pritet të shkaktojë destabilizim të atmosferës. Zhvillime të izoluara priten nga sonte dhe vende-vende mund të ketë rrebeshe shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Ekzistojnë gjasa për zhvillimin e ndonjë shtrëngate të fuqishme kalimtare në ndonjë rajon.
Edhe gjatë dy tri ditëve të ardhshme, edhe pse pritet të kemi periudha të gjata me diell, priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.
Reshjet mund të jenë problematike për disa rajone ngase mund të ketë rrebeshe mjaft intensive për periudha të shkurtra kohore dhe po ashtu mund të paraqitet edhe breshëri së bashku ma shkarkimet e fuqishme atmosferike. Reshjet dhe rrebeshet më së shumti do të vijnë në shprehje orëve të pasdites dhe mbrëmjes.
Këto zhvillime janë plotësisht normale për periudhën kohore në të cilën gjendemi ku kontakti i ajrit të nxehtë dhe ajrit të freskët dhe jo-stabil shkakton procese të bujshme atmosferike. Rrebeshe shiu priten në Kosovë, veri të Malit të Zi, Maqedoni Veriore në veri, lindje dhe juglindje të Shqipërisë. Shumica tjetër e territorit shqiptar mbetet pa reshje dhe pa zhvillime./MeteoBallkan
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Deçan – Gjakovë, dyshohet për viktima!
Një aksident i rënd ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në rrugën Deçan – G...
-
“Po ma then dorën” | Dhunë në Forumin Rinor të LDK-së në Podujevë
Mbledhja e Forumit Rinor të LDK-së, Dega Podujevë, ka eskaluar në dhunë dhe k...
-
Takimi i Kurtit me kryetarë e nënkryetarë të komunave në Prevallë, kush nga ta mungoi e kush jo
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot ka mbajtur takim me kr...
-
Flasin nga Prokuroria për 50 mije euro që Shkreta tha se iu vodhën
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime për rastin e vjedhjes së 50...
-
Të gjitha reagimet dhe batutat për 50 mijë eurot dhe baxhanakun e deputetit të VV-së
Mbi 50 mijë euro para të padeklaruara dhe ari në vlerë 10 mijë euro, i janë v...
-
Abdixhiku nga Gjeneva: Rikthimi i madh i Lidhjes në Mërgatë
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtur sot një takim me mërgatën në Gj...
-
Pamje: Aksident i rëndë në Pejë, rrotullohet tërësisht vetura
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e vona të së shtunës në Trebo...
-
Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bje...
-
Goditja e parë afrikane në Kosovë, nga java e ardhshme temperatura deri në 36 gradë Celsius
Në Shqipëri vala e nxehtësisë ka filluar disa ditë më parë dhe temperaturat 3...
-
Kurti e Konjufca vizitojnë Qosjen në ditëlindjen e tij të 86
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetar...
-
Ukraina: Kemi vrarë mbi 34 mijë rusë
Ministria ukrainase e Jashtme ka bërë bilancin e luftimeve me ushtrinë ruse, ...
-
Koci: Dikush po më thotë katolik e dikush i pafe, kam pasur nënën myslimane gjyshin hoxhë
Avokati Arianit Koci, i cili minuta më parë deklaroi se po kërcënohet nga “ta...