Lajme

Parashikimi i motit për vikend

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 02 June 2017

Gjatë vikendit në Kosovë do të do të mbajë mot me diell, i përcjellur me vranësira të dendura dhe reshje shiu, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Do të mbajë mot me diell dhe jo stabil, i përcjellur me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo gjendje meteorologjike e pa qëndrueshme do ta përfshijë pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, por që dominues do të mbetet drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11m/s”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera