Lajme

Parashikimi i motit për sot

Autori: Gazeta inFokus 08:17 | 01 June 2017

Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës do të kushtëzojë në territorin shqiptar, mot të qëndrueshëm. Kështu, kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese në të gjithë vendin.

Situatë e cila do të vijojë deri pasdite ku priten kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat veriore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior. Parashikohet që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbeten prezent deri mëngjesin pasardhës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke bërë që në zonat e ulëta termometri të ngjitet deri në 31 gradë C.

-Advertisement-

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë 2 ballë. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera