Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 09:10 | 28 August 2017

Pjesa e parë e ditës mbetet nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë territorin shqiptar por mesdita sjell vranësira kalimtare në zonat malore veriore.

Gjatë pasdites kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë zonat Jugore dhe Ulëtsirën Perëndimore ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat Veriore dhe Verilindore të vendit. Mbrëmja sjell shtim të vranësirave në zonat Veriore dhe Verilindore të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mëngjeist ndërsa nuk priten ndryshime të ndjeshme në vlerat termike të mesditës.

-Advertisement-

Era do të vijojë të fryjë mesatare në tokë por deri e fortë në det, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që dallgëzimi në brigjet detare të mbetet problematik gjatë dhe pas mesditës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera