Ditëve të para të javës mot i ndryshueshëm me reshje lokale shiu.
Gjatë ditës së sotme pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
14.05 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite priten reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullimë.
15.05 – Mot kryesisht me vranësira. Gjatë ditës me reshje lokale shiu, e në pjesët lindore të vendit mundësi për bubullima. Në mbrëmje reshjet pritet të jenë më të qëndrueshme, vende-vende edhe më intensive.
16.05-17.05 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Të mërkurën pasdite vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
18.05 – Mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të zbresin nga 11C deri në 7C, e ato maksimale do luhaten nga 19C deri në 23C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-12m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.