Lajme

Parashikimi interesant i Ramush Tahirit: Ja cila parti do t’i fitoj zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 15 May 2017

Analisti politik, Ramush Tahiri ka thënë se PDK-ja duhet të bëjë koalicion me ndonjërën nga partitë për shkak se edhe nga zgjedhjet e kaluara mbeti e vetme dhe krijojë bllokadë gjashtë mujore, dhe se me shumë gjasë sipas tij LDK-ja do të dal e para në këto zgjedhje.

Sipas Tahirit, PDK-ja ka ndihmuar opozitën në rënien e Qeverisë, Kadri Veseli këtë gjë e ka përdorur për fushatë dhe se kanë vendosur për rënien e kësaj qeverie për shkak se do edhe postin e kryeministrit, raporton Gazeta Blic.

“Nga zgjedhjet e kaluara PDK mbeti e vetme dhe patëm bllokadë gjashte mujore për krijimin e institucioneve bile edhe të mbledhjeve të Kuvendin duke marrë parasysh që mbledhjen e Kuvendit ku u zgjodh Isa Mustafa kryetar i cili vendim u anulua nga Gjykata Kushtetuese. Mirëpo tash pikërisht PDK-ja ia mundësoi mocioni që të kaloj edhe që në fazën e parë procedurale që e bëri me numrin 8 të deputetëve të PDK-së që e bëri numrin prej 40 deputetëve sa ishte e nevojshme 1/3 për me hi në procedurë por edhe me ndihmë të 35 deputetëve u rrëzua Qeveria ku PDK ishte pjesa kryesore përveç kryeministrit që ishte i LDK-së dhe në këtë bazë kjo atmosferë e krijuar PDK-ja do ta shfrytëzon sepse nuk e fsheh sepse po e përdor për fushatë ku po mund ta shohim edhe me anë të manifestimeve që të behët kryetari i saj kryeministër”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Tahiri ka thënë se sheh krizë kohën e koalicione parazgjedhore dhe pas zgjedhore për shkak se do të jëtë problem lista e deputetetëve.

“Në këtë periudhë kemi koalicionet para zgjedhore që në rend të parë konsiderohen që janë ideologji me shiku se kush ku është afërsia e programeve mirëpo problemet kryesore do të mbesin me caktimin e listës së deputetëve sepse secila parti i ka pritjet e veta se sa deputet mund të marrin dhe kërkon listën prej 10 deputetëve të parë dhe 20 deputetëve të parë t’i ketë përfaqësuesit e vet që duhet të votojnë e keqja e këtij sistemi është se një njeri voton pesë vota dhe nuk dihet qe kush do të shkon deputetë prej cilës parti që kanë bërë koalicion parazgjedhorë gjithashtu që njerëzit nuk po e analizojnë dhe opinionistët nuk po e llogarisin ekziston mundësia e prishjes koalicioneve parazgjedhore dhe pas zgjedhore të ndahet një grup dhe të kalon prapë më një parti tjetër”, tha ai.

Ai madje ka supozuar edhe për koalicione të mundshme dhe pozitat që mund t’i kenë brenda qeverisjes por problem, del të jetë sipas Tahirit posti i kryeministrit.

Njohësi i çështjeve politike ka thënë se nuk do të habitej sikur LDK-ja të dilte e para në qoftëse do të hyjë në koalicion me ndonjëren nga partitë.

“P.sh nëse AKR bën koalicion me LVV po e marrim si supozim dhe nëse deputetë të AKR-së bëhen gjashtë, shtatë, pesë sa do që bëhen eksiton mundësia që AKR-ja menjëherë të kalon me partinë fituese dhe të bëhet pjesë e qeverisjes duke marrë parasysh që LVV nuk po e donë dikush.
PDK-ja e rrëzoj qeverinë për me marrë gjithë pushtetin do të thotë me marrë edhe postin e kryeministrit para se me u rrëzu qeveria të gjithë flisnin por edhe zyrtarët e PDK-së, Shukri Buja që do ta bëjnë koalicionin me Nismën dhe AAK-në tash po del që nuk po merren vesh se cili me qenë kryeministër se po të ishte kryeministër Kadri Veseli dhe lideri i AAK-së zëvendës kryeministër pajtohen tash mundet edhe që edhe të funksiononte kjo por të ishte kryeministër Ramush Haradinaj e PDK-ja t’i ndihmon si partia e parë atëherë do ta kishte mbajtur koalicionin me LDK-në.

Në këtë bazë unë shoh më shumë që do të ketë krizë institucionale të numrave në krijimin e një qeverie stabile duke marrë parasysh që Kosova duhet me kaluar me 2/3 e votave demarkacionin edhe asociacionin në rend të parë këto dhe vazhdimin e bisedimeve në Bruksel që me pas një rezultat dhe një afat. Dhe gjithë kjo nuk mund të bëhet pa 80 vota në Kuvend, por 80 vota në Kuvend është shumë problem me i bërë pa qenë bashkë edhe LDK-PDK ose në cilin do krahë Vetëvendosje dhe marrë parasysh që Vetëvendosja është deklaruar kundër këtyre opsioneve, dhe marrë parasysh që zyra amerikane dhe të BE-së janë deklaruar që duhet mi kaluar këto unë shoh krizë institucionale do të thotë të krijimit të numrave”, është shprehur ai.

Ai më tej ka shtuar se PDK-ja ka bërë gabim që e ka rrëzuar qeverinë dhe po e fut prapë vendin në krizë politike.

Nuk po mundem të kuptoj se pse PDK-ja e ka rrëzuar qeverinë nuk e kuptoj se çka do të ishte e dobishme për PDK-në me rrëzu qeverinë e me u fut në krizë qeveritare të numrave dhe me rreziku edhe pozitën e parlamentarit sepse nëse bëhet një koalicion me LDK-në gjasat LDK-ja del e para në koalicion dhe PDK-ja e dyta dhe LDK-ja jo vetëm që e merr kryeministrin por edhe kreun e Kuvendit” ka thënë Tahiri.

Tahiri ka përfunduar duke theksuar se LDK-ja nuk është dobësuar me rënien nga qeveria dhe që sipas tij Isa Mustafa po luan një politik të mençur që mund të dal e para në këto zgjedhje, dhe se më mirë do të dalë LDK-ja se sa PDK-ja në këto zgjedhje.

“Unë besoj që LDK-ja i ka argumentet më shumë se PDK-ja për të dalë e para dhe për të krijuar opinionin sepse LDK-ja thirret që ka deshtë me mbajt shtet dhe që deri në moment te fundit në pabesinë e PDK-së është prish ky koalicion pa pasur një të ardhme të qartë se çka mund të ndërtohet.
Nuk duhet me mohu LDK-në e cila u rrëzua nga Qeveria se është dobësuar sepse Isa Mustafa për momentin po e luan një politik të mirë të nxjerrjes së kuadrove me kandidatët për kryeministër. LDK-ja e ka gjithmonë atë kreditin e kthimit të partisë së parë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera