Lajme

Parashikimi i Ilir Dedës për vitin 2018

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 08 February 2018

Sipas deputetit të Alternativës, Ilir Deda, Kosova do të ketë një vit shumë të vështirë më 2018, për shkak të Gjykatës Speciale. Ai megjithatë mendon se fundi do të jetë më i mirë, ndërsa Kosova do të hyjë në vitin tjetër me qeveri të re.

“Ky vit ka me qenë shumë e vështirë. Do të jetë i rëndë, por fundin do ta kemi më të mirë. Me qeveri të re. Zgjedhjet janë të pashmangshme. Kryekëput i referohem Gjykatës Speciale. Ne kemi dëgjuar aq shumë data se kur do të fillojë, por po më duket se po afrohet. Këtë e shoh si fazë të rëndë që do të zgjasë disa muaj. Do të ketë zgjedhje dhe qeveri të re”, ka thënë Deda në Interaktiv të KTV-së.

Deda ka thënë po ashtu se ka pritur qeverisje tjetër nga kryeministri Ramush Haradinaj. Thotë se ka pritur bashkëpunim nga ai me partitë opozitare, dhe se jo që të jetë “reciklim i qeverive të shkuara”.

-Advertisement-

Sipas Dedës, Haradinaj tash ka ndryshuar shumë nga hera e parë kur kishte qeverisur dhe tani ka “logjikën e Hashim Thaçit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera