Parashikimi i OBM: Toka së shpejti 40 për qind më e nxehtë nga parashikimi
Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 28 May 2021
Bota do të nxehet aq shumë në pesë vitet e ardhshme saqë ka 40 për qind gjasa që të kapërcejë përkohësisht kufirin e temperaturës që po përpiqet të parandalojë marrëveshja e klimës në Paris.
Një parashikim i ri i Organizatës Botërore Meteorologjike për vitet e ardhshme parashikon gjithashtu një shans prej 90% që bota të vendosë një tjetër rekord për vitin më të nxehtë deri në fund të vitit 2025 dhe që Atlantiku të vazhdojë të prodhojë uragane që pritet të jenë më të rrezikshëm se ato të kaluarat.
Për këtë vit, meteorologët thonë se sipërfaqe të mëdha toke në Hemisferën Veriore do të jenë 0.8 gradë Celsius më të ngrohta se sa dekadat e fundit dhe se thatësira e Jugperëndimit të Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë.
Marrëveshja e e Parisit për klimën e vitit 2015 përcaktoi një objektiv për të mos ta kaluar ngrohjen më shumë se një gradë. Raporti tha se ka një mundësi 40% që të paktën një nga pesë vitet e ardhshme të jetë 1.5 gradë Celsius më i lartë se kohët para-industriale –më ambiciozi i dy objektivavetë Parisit. Bota tashmë është 1.2 gradë Celsius më e ngrohtë se kohët para-industriale.
Vitin e kaluar, i njëjti grup parashikoi një shans prej 20% që një gjë e tillë të ndodhte.
Dyfishimi i gjasave është llogaritur falë përmirësimeve në teknologji që tregojnë se toka “në fakt që tani është më e nxehtë nga sa kishim menduar t”, veçanërisht në rajonet polare, tha Leon Hermanson, një shkencëtar i klimës në Qendrën Met Center të Mbretërisë së Bashkuar i cili ndihmoi për të bërë parashikimin.
“Është një sinjal që duhet të ndërmarrim veprime të forta,” tha zoti Hermanson.
Shkencëtari për klimën në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, Michael Mann, i cili nuk ishte mes autorëve të raportit, tha se ai është “pothuajse i sigurt” që bota do të tejkalojë pragun e ngrohjes përrcaktuar në Paris të paktën një herë në vitet e ardhshme. Por ai tha se një ose dy vjet mbi 1.5 gradë Celsius nuk është aq shqetësuese krahasuar me mundësinë që prirja e përgjithshme e temperaturave të qëndrojë mbi atë nivel.
Prof. Mann tha se kjo ndoshta nuk do të ndodhë për dekada me radhë dhe se ende mund të parandalohet.
Të tjera
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...