Lajme

Parashikimi i motit për të shtunën, me diell dhe vranësira

Autori: Gazeta inFokus 23:02 | 01 September 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

-Advertisement-

Ndërkaq të dielën, do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30-gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera