Lajme

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 07 March 2021

07.03 – I kthjellët me diell. Në mëngjes shumê ftohët dhe me ngrica.

08.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

9.03 – Kryesisht me vransira. Herët në mëngjes priten reshje të dobëta shiu. Në vise malore me borë.

-Advertisement-

10.03 – Kryesisht me vransira dhe reshje të dobëta shiu. Herët në mëngjes reshjet e shiut përzien edhe me borë. Në vise malore borë.

Temperaturat pësojnë rënie në fundjavë, e deri të hënën sërish në rritje. Më pas me tendencë të rënies. Minimalet zbresin deri në -5C ditën e diel, e në fillim të javës rriten deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën zbresin në 5C, e të hënën rriten edhe mbi 10C, për të pësuar rënie sërish deri të mërkurën në 5C.
Era do të fryj mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme 7-15m/s ditën e shtunë. Nga e diela drejtimesht të ndryshme 3-8m/s.
Shtypja atmosferike në rritje të theksuar mbi vlera normale ditën e shtunë, më pas me tendencë të rënies në ditët e para të javës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera