Lajme

Parashikimi i motit për sot

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 13 October 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) njofton se temperaturat do të pësojnë rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.

Temperaturat minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius. Kurse ato maksimale është paraparë të lëvizin ndërmjet 11 dhe 22 gradë Celsius.

Po ashtu sipas IHK, dita e martë do të shënoj rënie në vlerat e maksimaleve, parashihen reshje shiu në vise të ulëta dhe vise me lartësi mesatare, derisa në viset malore me lartësi mbi 1500m mbi nivel të detit, reshjet e shiut do të jenë të shoqëruara edhe me fjolla bore.

-Advertisement-

Sipas parashikimeve numerike dhe sinoptike reshjet parashihen të fillojnë diku në orët e vona të ditës së hënë për të vazhduar edhe ditën e marte.

Të mërkurën reshjet do të zvogëlojnë intensitetin, kurse të enjten parashihen edhe rreze dielli. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-16m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera