Lajme

Parashikimi i motit për sot

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 09 March 2021

Java e dytë e muajit mars do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Parashihen reshje në formë shiu dhe bore, në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta mbi 1000 m, parashihen reshje bore.

Reshje shiu dhe bore parashihet ditën e martë, të mërkurën dhe në fundjavë.

-Advertisement-

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera