Lajme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 28 August 2022

Ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

-Advertisement-

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera