Lajme

Parashikimi i motit për nesër, këto do të jenë temperaturat

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 30 September 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, e diel, do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 9 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 20 dhe 23 gradë celsius.

“Të dielen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth relievi malor parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtesi 1-5m/s”, ka njoftuar IHMK.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy