Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 08 May 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbaj mot me diell.

Sipas njoftimit temperaturat minimale do të zbresin deri në 3 gradë celsius teksa ato maksimale do të shkojnë deri në 23 gradë.

“Moti nesër, 09.05.2021

-Advertisement-

Dita e diel do të shoqërohet me mot kryesisht me diell dhe relativisht e qetë. Në vlerat e temperaturave minimale do të kemi rënie, derisa ato maksimalet do të shënojnë rritje. Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira, përjashtuar kontaktit direkt të rrezeve të diellit, për shkak të vlerave të larta të indeksit UV. Temperaturat minimale do të zbresin deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera