Parashikimi i motit për javën që po hyjmë
Autori: Gazeta inFokus
11:38 | 16 July 2023
Vala e nxehtësisë vazhdon edhe përgjatë javës, temperatura deri në 38C në fundjavë, parashikon “Prishtina Weather”.
16.07.2023 – Valë e nxehtësisë që përfshiu vendin gjatë kësaj jave, parashihet të vazhdojë edhe gjatë javës vijuese. Do të mbajë mot shumë i nxehtë, me intervale më të gjata me diell. Herë pas here do të ketë edhe zhvillime të vransirave lokale apo vransira kalimtare, që edhe mund të sjellin kushte për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu, ditën e martë apo të enjte.
Temperaturat maksimale do të kapin vlera prej 34C deri 37C, ditën e shtunë edhe deri në 38C e 39C lokalisht. Minimalet zbresin në 19C e 20C. Vende-vende ku temperaturat minimale nuk zbresin nën 20C, regjistrohetn edhe netë tropike.
Cilësia e ajrit mbetet me indeks në vlera mesatare apo edhe të dobëta kohëpaskohe, me rritjen e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor, që formohet në këto kushte të motit të kthjellët dhe të nxehtë.
Indeksi i rrezeve ultravjollce është në vlera shumë të larta të rrezikshmërisë. Preferohet që në orët e mesditës nga 10 deri 16 t’i ikim kontaktit me rreze të diellit.
Datat:
17.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.
18.07 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
19.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.
20.07 – Nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite, vende-vende mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtër shiu.
21.07 – Shumë nxehtë dhe kryesisht me diell.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e lehtë dhe mesatare 3-8m/s, me hove edhe deri në 12 e 13m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nga mesi i javës.


T� tjera
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...

































