Lajme

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 21 August 2022

Mot jostabil përgjatë javës vijuese. Më freskët, kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me rrebeshe shiu e bubullima. Fundjava mund të sjell mot më stabil, parashikon “Prishtina Weather”.

21.08.2022 – Moti jostabil që përfshiu vendin në fundjavë, pritet të vazhdoj edhe përgjatë javës vijuese.  Vendi do të dominohet më shumë nga vransirat, derisa kohëpaskohe kryesisht orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.  Lokalisht rrebeshet mund të jenë të stuhishme të përcjellura edhe me erë.  Në aspektin termik, do të mbajë mot më i freskët.

Nga dita e premte, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë më shumë diell, e mundësi për reshje shiu mbeten vetëm përreth viseve malore.

-Advertisement-

Qarkullimi i mirë ajror, me mundësi për të reshura mundëson që ndotësit ajror të jenë më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Datat:

22.08 – Më freskët, kryesisht me vransira, e orëve të pasdites vende-vende me rrebeshe e bubullima.  Reshje të dobëta shiu mund të vazhdojnë edhe përgjatë natës.

23.08 – Kryesisht me vransira dhe freskët.  Pasdite aty këtu me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.

24.08 – Freskët e kryesisht me vransira.  Pasdite reshje lokale shiu, aty këtu edhe me bubullima.

25.08 – Vransira dhe intervale me diell.  Orëve të pasditës mundësi për rrebeshe me bubullima.

26.08 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.  Pasdite, mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

Temperaturat mbesin paksa më të ulëta në fillim, e në pjesën e dytë të javës me tendencë të rritjes.  Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23C e 25C, e deri të premten shënojnë rritje në 28C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes përreth vlerave normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera