Lajme

Parashikimi i motit për javën që po hyjmë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 10 July 2022

Mot stabil gjatë javës në vijim, me diell dhe vransira kalimtare. Fillimisht jo shumë ngrohtë, në pjesën e dytë më nxehtë, me temperatura mbi 30C, parashikon “Prishtina Weather”.

10.07.2022 – Mo stabil parashihet të dominojë përgjatë javës së dytë të korrikut.  Do të ketë intervale më të gjata me diell, e vransira kalimtare.  Të reshura nuk parashihen për momentin.  Në aspektin termik fillimisht do të mbajë mot i ngrohtë, e gjatë pjesës së dytë sërish mot i nxehtë shtrihet mbi vendin tonë me temperatura mbi 30C.

Cilësia e ajrit gjatë ditëve të ardhshme do të jetë kryesisht me indeks në vlera të mira dhe të pranueshme.

-Advertisement-

Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele më të larta dhe shumë të larta të rrezikut, kështuqë rekomandohet që orëve të mesditës t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

Datat:

11.07 – Pjesërisht me vransira, por me intervale më të gjata me diell.

12.07 – Kryesisht me diell paradite. Ditën vransira kalimtare.

13.07 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

14.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.

15.07 – Nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 10C e 11C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 23C e 25C, e ditën e premte rriten edhe deri në 31C.

Erërat veriore mbeten dominante gjatë kësaj periudhe dhe fryjnë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje mbi vlera normale, e më pas në rënie të lehtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera