Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus
19:43 | 08 May 2022
Mot relativisht i qëndrueshëm në javën vijuese. Më ngrohtë e më shumë diell. Të martën mundësi për rrebeshe shiu.
Sipas Prishtina Weather java vijuese mbi vendin tonë po paraqitet me kushte të motit relativisht të qëndrueshëm. Do të dominojnë më shumë intervale me diell, derisa orëve të pasdites nuk përjashtohen mundësi edhe për reshje lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore. Reshjet më të shpërndara mund të shfaqen ditën e martë, të shoqëruara edhe me bubullima.
Nga dita e enjte edhe në aspektin termik do të jetë më ngrohtë, me temperatura maksimale edhe mbi 25C.
Fundjava sërish sjell kushte për të reshura shiu, dhe një rënie të lehtë të temperaturave.
Cilësia e ajrit kryesisht do të mbetet me indeks në vlera të pranueshme. Orëve të pasdites vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor, që shkurtimisht edhe shtyn indeksin të kaloj në vlera mesatare të ndotjes.
9.05 – Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
10.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite, lokalisht do të ketë zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
11.05 – Kryesisht me diell. Rreth viseve malore pasdite mundësi për zhvillime të rrebesheve të shkurta të shiut me bubullima.
12.05 – Më ngrohtë, e kryesisht me diell.
13.05 – Pjesërisht vranët dhe shumë ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 11C, e maksimalet ndërmjet 22C e 25C, ndërsa të premten rriten edhe deri në 27C e 28C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-11m/s, e nga dita e enjte e lehtë nga jugperëndimi.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.
Të tjera
-
Adriana Matoshi reagon ndaj rastit të Festës së Abetares në Pejë: E pa tolerueshme
Aktorja dhe deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi ka reaguar ndaj rastit...
-
Publikohet raporti për rastet e reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 16 r...
-
Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Klinë
Pak më parë Gazeta Infokus, raportoi për të shtëna me armë në Klinë. Nga k...
-
Konjufca priti në takim presidentin e Malit të Zi
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim presid...
-
Policia jep detaje për gjuajten me armë në Klinë, plagosen dy persona
Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një plagosje në Klinë, shkruan Gazeta...
-
Apeli anulon vendimin e ZRRE-se për shtrenjtimin e tarifave të rrymës
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ...
-
Shtëpia e Bardhë lëshon komunikatë për takimin e Kurtit me këshilltarin e Biden
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme është...
-
Erdogan: Aleatët e NATO-s duhet të respektojnë shqetësimet e Turqisë
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha këtë mëngjes se ai pret që aleatët e...
-
Vajza e Hysni Gucatit: Presim brenda 15 ditëve të bëhet ankesa
Vajza e Hysni Gucatit, Ariana Gucati ka folur për KosovaPress pas vendimit të...
-
Ushtari rus i akuzuar për krime lufte pranon fajësinë
Një ushtar rus në gjyq për krime lufte në Ukrainë është deklaruar fajtor për ...
-
Plagoset një person në qendër të Klinës
Një person është plagosur me armë zjarri para disa minutave në Klinë. Sipa...
-
Krasniqi për dënimin e Gucatit dhe Haradinajt: Drejtësia herëdokur do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas dëni...