Lajme

Parashikimi i motit për fundjavë, IHMK tregon edhe shpejtësinë e erës në Dukagjin

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 03 November 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.

Sipas njoftimit, reshjet më të theksuara priten të regjistrohen në juglindje dhe veriperëndim të vendit, derisa pjesët tjera të territorit parashihen të kenë reshje të intensitetit mesatar.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë  Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në komunikatën për media.

-Advertisement-

Ndërkaq të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”.

Sipas Institutit, të premten në territorin e rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës ishte 40-45 km/h,( 11.1m/s deri 12.5 m/s),

“Mot ekstrem është duke mbizotëruar në disa shtete të rajonit si në Kroaci , një pjesë e Bosnjës jugperëndimore , Mal të Zi, Shqipëri dhe një pjesë e jugperëndimit  të Maqedonisë.”, thuhet tutje.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera