Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 12 July 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbajë edhe për gjatë dy ditëve në vazhdim.

Në njoftimin e tyre thuher se temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmejt 22-29 gradë Celsius.

“Në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos të vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të fresketa me temperatura nën mesataren e korrikut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera