Lajme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 08 October 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me shi.

Të martën do të ketë ndërprerje të reshjeve dhe parashihen edhe intervale të shkurta me diell, por sërish nga dita e enjte parashihen reshje.

Në vise malore me lartësi mbi 850 metra mbi nivel të detit, temperaturat janë më të ulëta dhe ekzistojnë kushtet që pos shiut të bien edhe fjolla të lehta bore.

-Advertisement-

Për shkak të prezencës së masave ajrore nga drejtimi i veriut dhe verilindjes temperaturat mbeten të ulëta, nën vlerat e mesatareve për muajin që jemi. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja mesatare dhe lokalist e fortë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera