Parashikimi i motit për ditët e ardhshme, kur pritet të bie borë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 24 November 2021
Në Kosovë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm. Nga dita e premte pritet të kemi shi kohë pas kohe.
Ndërkaq java e ardhshme mund të sjellë reshjet e borës edhe në vise të ulëta.
Sipas Prishtina Weather ditën e enjte mbetet mot i qëndrueshëm, me vranësira që shtohen gjatë ditës.
Nga dita e premte do të kemi mot të ndryshueshëm, kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me të reshura shiu edhe përgjatë fundjavës. Të premten gjatë ditës edhe do të fryjë erë më e fuqishme nga jugu e juglindja.
Në fillim të javës së ardhshme, të hënën parashihen të reshura shiu, derisa orëve të mbrëmjes me rënie të temperaturës, shiu do të përzihet apo edhe shndërrohet në dëborë.
Moti më dinamik në ditët vijuese, me qarkullim më të mirë ajror, shpërndanë ndotësit ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Vetëm në raste kur do të ketë periudha më të gjata të qetësisë, koncentrimet e ndotësve ajror do jenë në rritje, e indeksi vende-vende kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
25.11 – Në mëngjes përgjatë ultësirave me kushte për mjegull apo vranësira të ulëta. Ditën me shtim të vranësirave, por pa mundësi për të reshura.
26.11 – Kryesisht vranët në mëngjes me shi, e në vise të larta malore priten edhe reshje bore. Ditën mbetet mot me vranësira, por me erë. Vende-vende edhe me riga shiu.
27.11 – Kryesisht me vranësira. Në perëndim të vendit me mundësi për riga lokale shiu.
28.11 – Kryesisht me vranësira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.
29.11 – Kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Në mbrëmje më ftohtë, e reshjet e shiut përzien apo edhe shndërrohen në borë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet pas një rritje të enjten në 10C, zbresin në 7C të premten, e në fundjavë sërish shënojnë rritje në 12C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten me hove edhe deri në 16m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së thellë në fundjavë.
Të tjera
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...
-
“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komuna...
-
Ministri i Mbrojtjes i Italisë vjen në Kosovë
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ...
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...