Lajme

Parashikimi i motit për ditën e premte

Autori: Gazeta inFokus 22:50 | 08 November 2018

Sipas Institutit Hidrometeorologjik në Kosovës, në vendin tonë gjatë ditës së nesërme do të mbretërojë mot kryesisht me diell.

Përmes njoftimit, IHMK ka bërë të ditur se, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

“Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

-Advertisement-

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera