Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, ja sa do të arrijnë temperaturat

Autori: Gazeta inFokus
14:03 | 20 July 2022
Valë e nxehtësisë mbi vendin tonë ditëve të ardhshme.
Kryesisht me kthjellime e diell. Të dielen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu orëve të pasdites, parashikon “Prishtina Weather”.
20.07.2022 – Vala e nxehtësisë do të përfshijë vendin tonë ditëve të ardhshme, që pritet të rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare, edhe mbi 35C. Do të ketë më shumë kthjellime dhe intervale të gjata me diell gjatë ditës. Ditën e shtunë me vransira të pakta lokale, e të dielen orëve të pasdites vende-vende me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.
Grimcat e materies do të jenë në koncentrime të ulëta ditëve të ardhshme, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme e të mira, vetëm orëve të pasdites, rritje shënon ozoni sipërfaqësor, që çon indeksin në vlera mesatare dhe të dobëta.
Ditëve të kthjellëta e me diell, indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
Datat:
21.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë
22.07 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe diell.
23.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.
24.07 – Mbetet shumë nxehtë. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima, kryesisht përreth viseve malore.
25.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat në rritje, minimalet deri në 20C të dielen, e maksimalet shënojnë rritje deri në 37C ditën e shtunë, lokalisht edhe deri në 39C, e më pas në një rënie të lehtë deri në 34C ditën e hënë.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-8m/s.
Shtypja atmosferike në rënie graduale përreth vlerave normale.
Të tjera
-
Ulje temperaturash dhe stuhi shiu, çfarë ndodh me motin ditën e mërkurë
Ditën e mërkurë vendi do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosfe...
-
Haradinaj: Kosovën dhe Izraelin e bashkon historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është tauar me ambasadore...
-
Matoshi – Kurtit: Përmbahu nga deklaratat nxitëse
Analisti politik, Halil Matoshi, ka shkruar të martën se Serbia më 10 qershor...
-
Mustafa për Qeverinë Kurti: S’dallon shumë prej rusëve sa i përket dhunës, duan të themelojnë ushtri paralele
Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është deklaruar se...
-
Moska thotë se Kievi ka pezulluar qarkullimin e naftës ruse në Evropë
Ukraina ka pezulluar rrjedhat e naftës ruse në tre vende evropiane që nga 4 g...
-
Sindikata e Policisë: IPK arrestoi policë pa siguruar prova
Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar për arrestimet e zyrtarëve policor...
-
Policia gjobit dy shoferë për përdorim të alkoolit në Ferizaj
Dy shoferë u gjobitën sot në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, të cilët s...
-
Hyn në fuqi rregullorja e Kuvendit, Kurti: U kalua testi i demokracisë
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka thënë të martën se “Kuvendi i Kosovës...
-
VV tregoi çfarë financuan, Valon Syla del me një listë të veten
Analisti Valon Syla ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti, duke thënë se Kurti ...
-
Haradinaj takon ambasadoren e Izraelit: Njohja nga ky shtet e ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritu...
-
Ministria e Financave tregon se deri kur pensionistët mund të paraqiten për verifikim
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë përfituesi...
-
Kapen 27 kg drogë në Prishtinë, arrestohet një person
Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetim e Trafikimit me...