Lajme

Parashikimi i motit, me diell dhe vranësira

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 22 March 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell, ndërsa vranësirat do të jenë të përqendruara kryesisht rrëzë maleve.

IHK njofton se në mëngjes, sidomos deri të enjten parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në viseve të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa.

Nga dita e enjte do të ketë rritje të maksimaleve dhe kështu që vlerat e mesatareve do të regjistrohen konform me stinën që jemi. S
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira.

-Advertisement-

Temperaturat në shkallë vendi do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë Celsius, minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera