Parashikimi i motit: Java fillon me reshje dëbore dhe ulje temperaturash
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 28 November 2021
Java fillon me reshje dëbore dhe ulje temperaturash, të mërkurën më shumë diell, nga e enjta sërish priten reshje shiu dhe mot më i butë, parashikon “Prishtina Weather”.
28.11.2021 – Reshjet e shiut që kanë përfshi vendin këto ditë fundjave, do të vazhdojnë përgjatë ditës së hënë, ku me depërtimin e të ftohtit mbi vend pritet të shndërrohen në reshje dobëre të hënën mbrëma, kur pritet të fryjë edhe erë më e fuqishme veriore gjatë natës. Reshjet e borës vende-vende vazhdojnë edhe të martën në mëngjes, që deri në mesditë pushojnë, e vransirat shpërndahen.
Të mërkurën do të ketë kthjellime dhe diell, e nga e enjta sërish vransirat shtohen, e temperaturat shënojnë një rritje. Të enjten mbrëma dhe të premten do të ketë edhe riga lokale shiu.
Sipas parashikimeve më të fundit, mbetet një mundësi që këto reshje shiu, të shtunën të kthehen sërish në reshje dëbore, pra të kemi një fundjavë të ftohtë.
Qarkullimi ajror do të jetë i mirë në këto ditë të motit dinamik, që ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror nga sipërfaqja, e indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi mbetet në vlera të pranueshme. Vetëm gjatë periudhave të qetësisë, dhe në pjesë ku nuk mund të ketë qarkullim ajror, ndotësit mund të jenë në koncentrime të rritura e indeksi i cilësisë të kaloj edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
Datat:
29.11 – Herët në mëngjes vazhdojnë reshjet e shiut. Ditën kryesisht me vransira. Pasdite sërish priten reshje shiu, e në mbrëmje më ftohtë, ku priten edhe reshje bore.
30.11 – Ftohtë. Në mëngjes me erë, e vende-vende vazhdojnë reshjet e borës. Ditën reshjet pushojnë dhe vransirat fillojnë të shpërndahen. Në mbrëmje kthjellime.
1.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë e me ngrica.
2.12 – Vransira dhe intervale me diell. Deri në mbrëmje vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta shiu.
3.12 – Mot i butë, kryesisht me vransira, herë herë me riga lokale shiu.
Temperaturat minimale këto ditë zbresin deri në -1C e -3C, e deri të premten rriten në 4C. Edhe temperaturat maksimale pësojnë rënie ditën e martë deri në 2C, e më pas në rritje graduale deri në 10C të premten.
Do të fryjë erë mesatare dhe fuqishme, të hënën nga jugperëndimi 5-10m/s, e të hënën gjatë natës dhe të martën ndryshojnë kahjen nga veriu e frynë me hove deri në 17m/s (60km/h).
Shtypja atmosferike do të jetë e ndryshueshme këto ditë, nga vlera të ulëta ditën e hënë, shënon rritje deri të mërkurën, e më pas deri të premten sërish në rënie.
Share Now

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...


































