Lajme

Parashikimi i motit

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 27 September 2022

Për të Martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe reshje shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, të cilat lokalisht do të jenë intensive.

Dita do të vijojë me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Lokalisht pritet të ketë vërshime.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!

-Advertisement-

Temperaturat do të pësojnë ulje, ku minimalet do të luhaten prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 22°C.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera