Fun & Video

Parashikimet e Baba Vanga-s/ Gjashtë profecitë e tmerrshme për vitin 2022

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 28 December 2021

Të gjithë e njohin tashmë Baba Vangan, gruan nga Bullgaria emri i vërtetë i së cilës është Vangelia Gushterova, dhe që u bë e famshme për parashikimet e saj.

Pasi humbi shikimin në moshë të vogël, ajo thoshte se shihte të ardhmen, ku parashikoi me sukses tragjedinë e Çernobilit dhe vdekjen e Princeshës Diana.

Baba Vanga, e cil dyshohet se parashikoi 11 shtatorin dhe Brexit, ka bërë gjashtë profeci të tmerrshme për vitin 2022.

-Advertisement-

E mbiquajtur “Nostradamusi i Ballkanit”, vizionet e saj thuhet se janë 85% të sakta dhe përfshijnë tragjedinë e Çernobilit , vdekjen e Princeshës Diana dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Parashikimi më i lehtë i besueshëm i saj për vitin 2022 është një realitet virtual me njerëzit që kalojnë më shumë kohë se kurrë para ekraneve.

Ajo parashikoi gjithashtu një tjetër pandemi , këtë herë të zbuluar në Siberi, e shkaktuar nga një virus i ngrirë që do të çlirohet nga ndryshimet klimatike.

Ajo parashikon se shumë qytete do të goditen nga mungesa e ujit dhe vendet janë të detyruara të gjejnë alternativa.

Alienët do të pushtojnë planetin duke dërguar një asteroid për të kërkuar jetën në Tokë.

Baba Vanga parashikoi se në Indi, temperaturat supozohet se do të arrijnë 50 gradë duke bërë që karkalecat të sulmojnë të mbjellat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera