Parashikim i motit për këtë fundjavë në Kosovë, reshje shiu dhe bore

Autori: Gazeta inFokus
15:05 | 03 February 2023
Ditën e shtunë po parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, me të reshura shiu e bore. Nga dita e diel mot i acartë do të kaploj vendin, me ditë të akullta, ku temperaturat maksimale do të mbesin nën 0C.
Të dielen e të hënën mbeten mundësi për rrebeshe të dobëta bore, derisa nga dita e martë do të ketë më shumë intervale me diell. Këtë fundjavë edhe po parashihet të frynë erëra të fuqishme veriore e veriperëndimore edhe deri në 18m/s, apo mbi 60km/h.
Nga komuna e Istogut mund të jenë edhe më të stuhishme, në bazë të modeleve numerike në bjeshkët e Moknës edhe mbi 100km/h lokalisht.
Patjetër që këto erëra do të mbajnë ndotësit ajror të shpërndarë, gjë që indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të mira dhe të pranueshme.4.02 – Kryesisht me vransira dhe erë.
Herët në mëngjes reshje bore. Ditën reshje shiu e bore që deri në mbrëmje shndërrohen në të reshura bore.5.02 – Acar. Kryesisht me vransira dhe erë. Kohëpaskohe me mundësi për ndonjë rrebeshe të shkurtë bore.6.02 – Acar me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për rrebeshe të shkurta bore.7.02 – Mot i acartë, pjesërisht i vranët. Ditën intervale me diell.8.02 – Mot i thatë dhe acartë, me diell dhe vransira kalimtare gjatë ditës.
Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstreme. Maksimalet zbresin edhe nën 0C, në -3C ditën e diel dhe të hënë, e ato minimale deri në -10C. Shkaku i erërave të fuqishme ndjesia subjektive apo windchilli mund të zbres edhe deri në -15C. Shtypja atmosferike pas një rënie ditën e shtunë, shënon një rritje të shpejtë lartë mbi vlera normale.


Të tjera
-
Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit
Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, ...
-
Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar...
-
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin
Një tentim grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Me këtë rast grabitë...
-
Një tërmet i fortë dridh Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi këtë pasdite Greqinë sipas Qendrës Sizmolo...
-
Parashikimi i motit për fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do...
-
“I pafytyrë, të papërgjegjshëm, politikë adventuriste, kryeneçe”, Limaj kritikon Kurtin dhe Qeverinë
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj në RTV Dukagjini nuk i ka kursyer kritikat n...
-
Kurti viziton udhëheqësen e shoqatës “Thirrjet e nënave”, thekson përkushtimin për fatin e të pagjeturve
Në 24-vjetorin e zhdukjes me forcë të Albion Kumnovës dhe pesë burrave të tje...
-
Sandulloviq: Vuçiq është kriminel, mund të shkojë në Kosovë kur ta pranojë masakrën e Reçakut dhe të kërkojë falje
Ish-kandidati për president të Serbisë, kryetar i Partisë Republikane, Nikoll...
-
Walker për ‘Marshin për Drejtësi’: Do të doja të marshoja me ju, kriminelët e luftës janë në Serbi
Ishte tejet i gëzuar të kuptonte se “Marshi për Drejtësi” si solidarizim me i...
-
Mblidhet MCC, Albright: Festuam arritjet e jashtëzakonshme të Kosovës për “Threshold”
Kryeshefja ekzekutive e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Al...
-
Djali i Gucatit: Kryeministri asnjëherë nuk i përmend krerët e tjerë të UÇK-së, pos Rexhep Selimit
Djali i Hysni Gucatit, Musli Gucati, ka kërkuar që të mos bëhen ndasi sa u pë...
-
Vuçiq për targat: Stano konfirmoi se kemi të drejtë, nuk ka afate kohore
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës së tij në Novi Pazar tha se, p...