Sport

Paraqitja e skuadrave kosovare në Evropë? Flasin analistët kosovarë

Autori: Erion Maliqaj 16:16 | 19 July 2021

Prej vitit 2016 kur Kosova u pranua me të drejta të plota në UEFA e FIFA, klubet kosovare marrin pjesë në garat evropiane, shkruan Gazeta inFokus.

Trepça ‘89 si kampione e Superligës dhe Prishtina si nënkampione e përfaqësuan vendin në arenën ndërkombëtare për herë të parë.

Këtë sezon në Evropë kanë dalë tri skuadra, Prishtina si kampione, Drita si nënkampione dhe Llapi si fitues i Kupës.

Prishtina e fitoi turin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, por me pas u eliminua në rrethin e parë nga kampioni i Hungarisë, Ferencvarosi me rezultat të përgjithshëm 6-1.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "10 urokoha mare JAKO NA"

Kryeqytetasit pas eliminimit nga gara më prestigjioze për klube në Evropë, garat do t’i vazhdojnë në kompeticionin e ri të UEFA-s, Conference League, aty ku do të takohen me kampionët e Uellsit, Connah’s Quay Nomads FC, në raundin e dytë kualifikues.

Përveç Prishtinës, në rrethin e dytë të Conference League do të luaj edhe Drita, që ka mënjanuar Deçiçin me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe njerëz në këmbë

Në raundin e dytë të kësaj gare gjilanasit do të takohen me gjigantin holandez, Feyenoord.

Kurse skuadra e Llapit që luajti për herë të parë në histori te klubit në Evropë është eliminuar nga Conference League, pasi është mposhtur nga Shkupi në rrethin e parë me shifrat e përgjithshme 3-1.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Lidhur me përfaqësimin e deritanishëm të skuadrave kosovare në garat evropiane, Gazeta inFokus ka biseduar me trajner-analistë të njohur në Kosovë.

Gani Sejdiu që aktualisht nuk drejton asnjë skuadër mendon se klubet nga Kosova deri më tani kanë pasur paraqitje dinjitoze.

“Paraqitja e skuadrave tona deri me tani mund të themi se ka qenë pozitive, një paraqitje me dinjitet, ku skuadrat tona vërtetuan se me kalimin e kohës ato po bëhen me kompetitive dhe me të fuqishme”, tha Sejdiu për Gazetën inFokus.

Gani Sejdiu tregon se a është në bisedime me ndonjë skuadër – Speci.mk

Trajneri më i trofeshëm në vendin tonë, Afrim Tovërlani, thotë se Prishtina është paraqitur mirë ndaj Ferencvarosit, por ai shpreson që kryeqytetasit të bëjnë më shumë në Conference League.

“Mendoj që Prishtina është paraqitur mirë duke pasur parasysh kundërshtarin. Realisht ka qenë vështirë në këtë moment të bëhet më shumë. E në ndeshjen e radhës në Conference League duhet te tregoj më shumë dhe me një kundërshtar të tillë duhet kërkuar kualifikimin dhe të tregoj që ka vlera ekipi, por edhe Superliga e jonë”, deklaroi Tovërlani.

Analisti sportiv dhe trajneri i Vjosës, Erdin Hashani, ka thënë se prishtinasit janë eliminuar në mënyrë dinjitoze nga Ferencvarosi, teksa ka shtuar se në Conference League mund të kalojnë tutje nëse luajnë si ndaj ekipit hungarez.

“Mendoj që paraqitja e Prishtinës ka qenë shumë e mirë duke e ditur që përball ka pasur një kundërshtar shumë të fortë, por duke e pa paraqitjen dhe të dy ndeshjet mendoj që rezultati nuk ka qenë real. Kisha mujt me thanë se Prishtina e ke bërë një eliminim shumë dinjitoz, pavarësisht se në letër Ferencvaorsi ka qenë shumë favorit, nuk është që në fushë ka qenë i tillë. Mendoj që Prishtina tani kundërshtarin e ka shumë më të dobët se sa Ferenvarosi, dhe nuk besoj që do ta ketë të vështirë ta kaloj këtë kundërshtar duke e pa se çfarë paraqitje ka bërë kundër kampionëve hungarez”, u shpreh Hashani për Gazetën inFokus.

Erdin Hashani analizon tri ndeshjet e Kupës së Kosovës të zhvilluara ditën e martë | inFokus

Tekniku mitrovicas, Gani Sejdiu, e ka lavdëruar skuadrën e Dritës për dy takimet me Deçiçin.

“Drita qysh në takimin e parë u vërejt se ka diferencë në cilësi nga Deçiçi dhe është pritë kalimi tutje, ku duhet përgëzuar për pjekurinë që e shfaqi dhe i menaxhoi mirë të dy takimet”, theksoi ai.

Kurse Afrim Tovërlani thotë se nuk duhet kritikuar Drita nëse në rrethin e dytë të Conference League eliminohet nga një ekipi i madh si Feyenoordi.

“Drita u paraqit mirë dhe me përvojë dhe me lojë të mirë u kualifikua tutje me meritë. Kundër Feyenoordit duhet të tregojnë lojë të mirë dhe nuk presim ta eliminojnë ekipin holandez. Nuk mund te kritikojmë Dritën kur te eliminohet nga një skuadër si Feyenoord”, tha ish-trajneri i Prishtinës për Gazetën inFokus.

Afrim Tovërlani flet për finalen Angli - Itali: Një presion për anglezët - Bota Sot

Ndërkaq Hashani vlerëson se Drita ia ka marrë dorën garave evropiane, por ndaj Feyenoordit gjasat janë minimale që të kaloj tutje.

“Drita sikur ja ka marr dorën Evropës, sepse po bëhet viti i tretë rresht që po merr pjesë. Kundër Deçiçit ka dëshmuar që Drita ka skuadër shumë të mirë gjë që ja arriti që ti fitoj të dy ndeshjet. Ndërsa kundër Feyenoordit gjasat janë të vogla, kisha me thanë minimale, por Drita duhet të niset me një mision të pamundur, sepse në futboll gjithçka është e mundur. Edhe pse ka përball një gjigant te futbollit, por të paktën ta kenë edhe ata një humbje dinjitoze qysh e kishte Prishtina kundër Ferencvarosit”, deklaroi Hashani.

Sipas Gani Sejdiut, Llapit i mungoi eksperienca në ndeshjet ndaj Shkupit.

“Llapi tregoi kualitet në takimin e parë, por normal që eksperienca e pamjaftueshme e bëri te veten, por kishte një kundërshtar serioz dhe me cilësi”, deklaroi trajneri nga Mitrovica.

E Tovërlani ka pritur më shumë nga Llapi në ndeshjet ndaj Shkupit, por sipas tij referimi dhe takimi i parë e ka përcaktu fituesin.

“Nga Llapi kam pritur më shumë duke parë se me cilën skuadër kishte të bëj. Fatkeqësisht mendoj që ndeshja e parë ka qenë determinuese dhe ndoshta pak referimi, por edhe fati nuk ishte në anën e llapjanëve”, theksoi ai.

Kurse Erdin Hashani mendon se Llapin e ka penalizuar përvoja dhe goli i pësuar në Shkup në minutën e fundit të ndeshjes.

“E kam thënë që Llapin do ta penalizoj përvoja gjë që mendoj që edhe kjo ndodhi, sepse jo që kishte Shkupi diçka më shumë se sa Llapi përveç që në këtë rast e kishte përvojën në Evropë dhe këtu e bën dallimin dhe kjo e penalizoj Llapin. Ndoshta Llapi me pak fat kishte mundur të kaloj tutje. Mendoj që ajo gola e pësuar në Shkup në minutën e fundit i ka kushtuar Llapit me eliminim”, tha Hashani.

Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Connah’s Quay Nomads FC do të zhvillohet të martën nga ora 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, kurse takimi i parë mes Dritës dhe Feyenoordit do të luhet të enjten nga ora 21:00 po ashtu në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, kurse duelet kthyese të këtyre ballafaqimeve do të zhvillohen javën e ardhshme.

Ja si duket stadiumi “Fadil Vokrri” para ndeshjes së shumëpritur ndaj Ishujve Faroe | inFokus

Deri me tani klubi i Prishtinës ka përfituar mbi 1 milionë euro nga paraqitjet në garat evropiane, kurse Drita ka marrë 550 mijë euro, ndërkaq Llapi ka arkëtuar vetëm 200 mijë euro.

Prishtina dhe Drita mund ti rrisin përfitimet në rast se kalojnë në rrethin e tretë të Conference League /Gazeta inFokus/

Të tjera