Paraqitja e parë e Isni Kilajt në Hagë, hetohet për ‘Pengimi të personave zyrtarë’ dhe ‘Shkelje e fshehtësisë së procedurës’
Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 04 November 2023
Ish-kryetari i Malishevës Isni Kilajt pas arrestimit dhe dërgimit të tij në Gjykatën Speciale, sot është paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.
Gjykatësi i Gjykatës Speciale tha se ekziston dyshim i bazuar ndaj Isni Kilajt, për veprat penale, ‘Pengim i personave zyrtarë për kryerjen e detyrave zyrtare’, dhe ‘shkelja e fshehtësisë së procedurës”.
“Më 2 nëntor 2028 Prokurori i Specializuar lëshoi fletarrestim për Isni Kilaj. Ekziston dyshim i bazuar për vepra penale, ‘pengim i personave zyrtare për kryerjen e detyrave zyrtare’, dhe ‘shkelja e fshehtësisë së procedurës’. Kilaj u transferua në objektin e Hagës më 03.11.2023. Seanca e sotme nuk është seancë gjyqësore, pasi ende nuk është dorëzuar aktakuza nga prokurori i Specializuar. Sot duhet të sigurohem se i dyshuari është i informuar për arrestimin e tij, dhe arsyet se pse po mbahet në paraburgim. Gjithashtu përfshihet këtu dhe e drejta e tij që të marr avokat”, tha gjykatësi i Gjykatës Speciale, përcjell Telegrafi.
Gjykatësi e pyeti Kilajn se nëse ka marr fletarrestimin, ai konfirmoi se po.
Ndërsa, prokurori i rastit, Mat Holling tregoi se gjatë bastisjes në shtëpinë e Kilajt, janë gjetur materiale që ndërlidhen me veprën penale “shkelja e fshehtësisë së procedurës”.
“Gjatë bastisjes janë gjetur materiale…Duke pasur informacion të tillë shkelja e fshehtësisë së procedurës, nënkuptojmë që ky material do të përdoret për pengim gjyqësorë”, ka thënë Holling.
Prokurori Holling kërkoi që Kilaj të mbahet në paraburgim që të mos pengojë apo frikësoj dëshmitarët.
“Kilaj duhet të mbahet i ndaluar se është marrë pikërisht me këto lloj sjellje, pra një sjellje penguese bazuar në materialet që i janë gjetur. Frikësimit të dëshmitarëve. Se kjo klimë ekziston konfirmohet dhe nga shpallja fajtor të Gucatit dhe Haradinaj”, tha Holling.
Ndërsa avokati i Kilajt, Brien Edwards tha se: “me lejen tuaj do të kërkoj që të mos jepni vendim pa marr parashtrimin tonë. E ato do të jenë më të hollësishme që do t’i them para jush. Për disa parashtrime duhet të kaloj në seancë privat. Siç thatë dhe ju s’ka aktakuzë deri më tani”
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...