Lajme

Paraqitet plani kundër marrëveshjes bërthamore në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 28 September 2017

Dy anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës kanë paraqitur një plan kundër Iranit me qëllim shqyrtimin e veprimeve të Iranit ndaj marrëveshjes bërthamore me Grupin 5+1.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gerry Connolly dhe Francis Rooney, përfaqësuesit e shtetit të Virxhinias dhe Floridas, të mërkurën kanë paraqitur një plan për formimin e një komisioni të përbashkët të përbërë nga anëtarë të Kongresit dhe nga përfaqësuesit e qeverisë së Amerikës me qëllim shqyrtimin e respektimit të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit.

Në rast të miratimit të këtij plani, do të formohet një komision i përbërë nga 16 anëtarë të Kongresit dhe 4 përfaqësues të qeverisë së Amerikës. Kjo është në kohën kur Josef Danford, shefi i shtabit të ushtrisë së Amerikës, në Senatin e Amerikës ka thënë se Uashingtoni nuk ka marrë kurrfarë raporti që tregon se Irani ka shkelur marrëveshjen bërthamore. Ndërkohë edhe ANEA në shumë raporte të saj ka konfirmuar se Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera