Paraqitet plani i investimeve në infrastrukturë në Këshillin Ministror të Traktatit të Komunitetit të Transportit
Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 26 October 2020
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marr pjesë në takimin e tretë të Këshillit Ministror të Traktatit të Komunitetit të Transportit në platformën online, që është mbajtur këtë të hënë.
Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe Adina Vălean, Komisionere Evropiane për Transportin dhe Z. Olivér Várhelyi, Komisioner Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, gjithashtu edhe të gjithë Ministrat e Infrastrukturës-Transportit të vendeve të Regjionit-Ballkanit Perëndimor.
Fokusi kryesor i këtij takimi ka qenë prezantimi i Planit Ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor, ku Komisioni Evropian ka nda fonde në shumë prej 9 miliardë euro në formë ndihme financiare (IPA III) për periudhën 2021-2027, për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministri Abrashi ka shfrytëzuar këtë mundësi për t’i shprehur mirënjohjen Komisionit Evropian për përkrahjen e vazhdueshme që po i bëhet rajonit dhe për investimet që po bëhen në projektet infrastrukturore në Kosovë, siç është auto-udha “Route 7” Prishtinë –Merdare, hekurudha “Route X” Prishtinë –Jarinje, që lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë. Abrashi po ashtu ka shprehur nevojën për ta ndërtuar pjesën e mbetur të auto-udhës nga Lipjani deri në Qafë të Duhljes, si dhe është zotuar se Kosova do të jetë gjithmonë partner aktiv në të gjitha iniciativat Rajonale.
Gjithashtu në këtë takim është vlerësua edhe puna e Sekretariatit të Komunitetit të Transportit dhe u mirëprit zbatimi i Traktatit të Komunitetit të Transportit, i cili edhe në të ardhmen do ta thellon bashkëpunimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...