Lajme

Parandalohet nja rast i kontrabandës me emigrant në Vërmicë, ishin futur në autoambulancë

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 05 July 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 05:30, ka ndaluar një autoambulancë ku gjatë kontrollimit kanë hasur në gjashtë emigrantë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes këtij njoftimi thuhet se është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

“Sot, më 05.07.2022 rreth orës 05:30, patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Vërmicë, ka ndaluar një automjet, (auto-ambulancë) me targa vendore dhe gjatë kontrollimit, në automjet janë hasur gjashtë emigrantë ilegal (tre shtetas Sirian dhe tre shtetas nga Bangladeshi). I dyshuari mashkull, shtetas kosovar, i moshës 45 vjeçare është ndaluar dhe për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar i PTH Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera