Lajme

Parandalohet kontrabandimi i auto-pjesëve në vlerë të 6 mijë eurove

Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 11 September 2023

Njësitet e Doganës së Kosovës në Vërmicë kanë ndaluar për kontroll një autobus që operonte në linjën Tiranë – Prishtinë, ku u zbulua sasi e konsiderueshme të mallit të padeklaruar.

Gjatë kontrollimit të autobusit, është identifikuar sasi e konsiderueshme e auto-pjesëve dhe instrumenteve tabelorë, me një vlerë të përgjithshme prej 6,000 euro.

“Të gjitha këto mallra ishin të padokumentuara dhe të padeklaruara në momentin e hyrjes në territorin e Kosovës. Mallrat e padeklaruar dhe padokumentacion janë sekuestruar menjëherë. Njëkohësisht, janë nisur procedurat kundërvajtëse kundër subjektit”.

-Advertisement-

“Njësit e Doganës vazhdojnë të angazhohen në mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës dhe luftën kundër veprimeve të paligjshme të transportit të mallrave dhe produkteve të padeklaruara”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera