Uncategorized

Parandalohet kontrabanda e mbi 3.5 tonëve pije joalkoolike

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 10 August 2022

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjani.

“Njësitët antikontrabandë të Doganës së Kosovës fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë. Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoholike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia.

Pas veprimeve operative zyrtarët e Doganës gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me kete rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara. Sasia totale e mallrave të gjetura është: Pije joalkoolike 3600 litra. Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera