Lajme

Parandalohet kontrabanda e mallrave në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 03 November 2021

Me qëllim të parandalimit dhe zbulimin e kontrabandës, sot rreth orës 06:30 në fshatin Muqibabë të Gjilanit, patrullat policore kanë ndaluar një automjet.

Gjatë kontrollit të automjetit “kombi”, janë zbuluar mallra komerciale të kontrabanduara.

Veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit, raporton Indeksonline.

-Advertisement-

Sasia e mallrave të kontrabanduara:

Birra Zajeqarsko, 1200 copë shishe, Birra 200 copa shishe, lëngje të gazuara Biokola 30 copë shishe, ujë i gazuar Biovoda 36 copë shishe, venë Coka 18 copë shishe, venë Rubin 18 copë shishe, mish i grirë katër 80, ujë Prollom 6 copë shishe dhe Sheqer 10 kg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera