Lajme

Parandalohet futja e substancave narkotike në Institutin e Psikiatrisë Forenzike

Autori: Gazeta inFokus 16:22 | 20 May 2022

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se mëngjesin e sotëm në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovë-IPFK, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës.

Gjatë kontrollimit të rrobave të sjella nga familjarët, bëhet e ditur se oficerët korrektues kanë zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave është tentuar të futet substancë e dyshuar narkotike.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues thuhet se kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike, ndërsa për familjarët e dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia, shkruan Telegrafi.

-Advertisement-

“Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda IPFK-së, institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit”, thuhet në komunikatën për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera