Lajme

Parandalohen katër raste të kontrabandimit në Mitrovicën Veriore

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 17 April 2024

Njësitet Antikontrabandë të Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë arritur të parandalojnë katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë, duke shfrytëzuar rrugët dytësore.

Sipas njoftimit për media, thuhet se në këto raste të parandalimit të kontrabandës, janë sekuestruar mallrat ushqimore në peshë 220 kg me vlerë prej 1,400.00 euro, mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej 1,530.7 kg me vlerë prej 2,400.00 euro.

Po ashtu çokollata në peshë 266 kg me vlerë prej 1,700.00 euro, si dhe pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) me vlerë prej 1,300.00 euro.

-Advertisement-

“Këto operacione janë rezultat i angazhimit dhe tregon përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës. Njësitet Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve nga veprimtaria e paligjshme dhe të dëmshme për shoqërinë”, thuhet në njoftimin për media.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera