Lajme

Parandalohen dy raste të kontrabandës me kafshë në Viti

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 25 November 2021

Dy automjete kombi janë ndaluar në fshatin Goshticë të Vitisë, me dyshimin se përmes të njëjtëve po bëhej kontrabandë me kafshë.

Sipas Policisë, gjatë realizimit të kontrollit të automjeteve janë gjetur disa krerë kfashë të cilat dyshohen se po kontrabandoheshin nga veriu i Republikës së Maqedonisë.

“Lidhur me rastet janë njoftuar inspektorët kompetent të AVUK-ut dhe Dogana e Kosovës. Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore” thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Ky është njoftimi i plotë:

Me datë 25.11.2021, rreth orës 17:00, në fshatin Goshicë të Vitisë, në dy raste të ndara, Njësia e Taskë Forcës Rajonale Lindje, sipas planit operativ, dhe veprimeve taktike në teren në funksion të parandalimit dhe zbulimit të kontrabandës në kufi, kanë arritur të ndaloj automjetet kombi, që dyshohej se kanë hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Maqedonisë-veri.

Gjatë realizimit të kontrollit të automjeteve zyrtarët kanë zbuluar disa krerë kafshë të cilat dyshohen se janë kontrabanduar.

Lidhur me rastet janë njoftuar inspektorët kompetent të AVUK-ut dhe Dogana e Kosovës.

Veprimet e policisë janë koordinuar me prokurorin kompetent për procedura të mëtejme hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera